INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë nuk shkon me videon e re të Ellie Goulding?

Çfarë nuk shkon me videon e re të Ellie Goulding?

Publikuar më: 14:00 14-01-2016

Ellie Goulding ka shfrytëzuar 14 janarin për të prezantuar punën e saj më të re.

Eshte fjala për klipin e këngës "Army", një ndër baladat më të bukura në albumin "Delirium" të këngëtares. Fatkeqësisht ajo çfarë ka zhgënjyer disi kësaj here ka qenë realizimi i videos, e cila përveçse është bardhë e zi, të jep përshtypjen sikur ka pasur një buxhet prej 200 dollarësh. Sigurisht me një shifër të tillë, s'mund të presësh shumë. Gjithsesi mbetet për t'u vlerësuar fakti se kënga i dedikohet fansave nëpër botë, ndryshe "ushtrisë" së Ellie-t si dhe një prej mikeshave të saj më të mira, Hannah-s. Për të ardhur keq që video nuk është në lartësinë e këngës, pasi do të kishte qenë një sukses i madh, me të cilat Ellie na ka mësuar tashmë!

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609