Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, prandaj shumë prej nesh hamë kornfleksa.
Ekspertët paralajmërojnë se ato përmbajnë shumë sheqer dhe karbohidrate dhe aspak vlera ushqyese. Sipas tyre, nëse i konsumoni çdo ditë, aq më shumë do rrezikoheni nga sasia e madhe e sheqerit që kanë.
Këshillohet t’i konsumoni sa më rrallë dhe harrojeni idenë se kanë vlera nëse i përdorim në mëngjes. Energji për të nisur ditën nuk ju japin!