INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi që Elvana Gjata qau në Zvicër?! [FOTO/ VIDEO]

Çfarë ndodhi që Elvana Gjata qau në Zvicër?! [FOTO/ VIDEO]

Publikuar më: 12:28 06-07-2019

Elvana Gjata ka ‘elektrizuar’ publikun me paraqitjen e saj në koncertin “Alba Festival” që u mbajt në Zurich para pak ditësh. Me performancën e saj, Elvana mahniti publikun së bashku me Capital T. Ajo publikoi një video në të cilën shihet se pas përfundimit të performacës publiku i ‘tërbuar’ kërkon kthimin e këngëtares në skenë për t’i kushtuar atyre edhe disa nga hitet e saj.

Elvana ua plotësoi dëshirën e fansave të saj, pasi pas disa sekondave ajo i kthehet skenës përsëri, për të memorizuar këtë natë në kujtesën e të pranishmëve.

 

Bukuroshja shqiptare në postimin e bërë shkruante se kjo ditë do ngelet në zemrën e saj përgjithmonë.

Ditën e djeshme, Albi Nako ishte i ftuar në “Rudina” dhe rrëfeu se në Zvicër ku ishte i pranishëm në “Alba Festival”, diçka i bëri përshtypje më shumë se të tjerat:

"Ajo që më bëri përshtypje në Zvicër këtë herë ishte pritja ejashtëzakonshme e publikit për Elvanën. i kaloi të gjitha pritshmëritë, e pabesueshme. As Elvana vetë nuk e besonte, ndaj edhe u emocionua shumë: "Ajo çfarë më bëri përshtypje në Zvicër ishte pritja e publikut për Elvanën, e kthyen tri herë. Pati një sukses të jashtëzakonshëm, prandaj qau Elvana atje", - tha Albi duke vlerësuar talentin e këngëtares shqiptare.

NAK.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215