INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?! Plas KEQ sherri mes Locos dhe Shqipes: Laj gojën kur flet…[FOTO]

Çfarë ndodhi?! Plas KEQ sherri mes Locos dhe Shqipes: Laj gojën kur flet…[FOTO]

Publikuar më: 12:39 23-02-2021

Mes ish-konkurrentes së "Përputhen", Shqipes dhe një prej djemve aktual në program, Elvisit kanë nisur thumbat e kunjat në rrjete sociale. Elvisi ishte i vetmi që i doli në mbrojtje Sindit pas skandalit me Julin dhe për këtë debatoi me Arjan Konomin gjatë "Përputhen Prime".

Tani sherri ka vazhduar edhe në rrjete sociale, ku në Instagram Shqipen e kanë pyetur: “Ç’mendim ke për Elvisin që tha çdokush më mirë se ti?”

 “Elvisi foli një orë tek “Prime” dhe foli kot, imagjino kur i tha dhe Arjani! Por gjithsesi do t’i vijë dita edhe Elvisit, shumë shpejt do flasim dhe për Elvisin", shprehet Shqipja duke shkelur syrin e duke lënë të kuptohet se ka materiale edhe për të.

deqt.jpg

 

Pas postimit të Shqipes, Elvisi reagoi me një status duke publikuar pastën e dhëmbëve dhe duke i thënë ish-konkurrentes "të lajë gojën para se të flasë për të".

“Për të gjithë ju që doni të flisni për Lokun (s’jeni shumë, me gishta numëroheni), tashmë ka zgjidhje dhe për ju. “Colgate Max Fresh” kujdeset më së miri për shëndetin tuaj oral.

Manual përdorimi: Përdoret në rastet kur do vëmendje nga ata që s’ta kanë dhënë kurrë", shkruan Elvisi.

 

-640-0-6034cfc4bac1f.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0041170120239258