Një sherr ka nisur mes dy aktoreve, Arjola Demiri dhe Renada Cacit. Gjithçka ka filluar pas reagimit që bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Goca dhe Gra’, aktorja Arjola Demiri.
Renada Caci, e njohur për rolin e Luzes, shkroi pak kohë më parë se ‘Big Brother’ i nxori fytyrën e vërtetë Arjolës pas debateve që pati brenda shtëpisë së famshme.
‘’Big Brother VIP” është pasqyra që ta zbulon surratin ashtu siç e ke, o çikë. Një ditë të mbarë, miq!”, shkroi Rezarta duke nënkuptuar se i referohej Arjolës.
Lidhur me këtë ka reaguar vetë Arjola e cila është shprehur se Renada është xheloze për të.