U mbajt edhe kete vit edicioni i 42-te i People’s Choice Awards në Nokia Theatre të Los Angeles-it dhe emrat që kryesuan listën e fituesve ishin Johnny Deep, Sandra Bullock, Vin Diesel dhe Ellen Degenerous.
Bullock, e cila fitoi çmimin “Favorite Movie Actress", në fjalimin e saj përshëndeti gjithë nënat në karrierë dhe falenderoi botën, e siç mund ta merrni me mend ky ishte një fjalim i shkruar nga fëmijet e saj. Nga ana tjetër edhe Vin Diesel e preku audiencën me tributin që i bëri mikut të tij të ndjerë Paul Walker. Mes fustaneve përrallore dhe nominimeve që na mbajtën në ankth, edhe këtë vit People's Choice Awards dhuruan një spektakël të vërtetë!









28 Nov 2025 





