INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi mes Samantës dhe Marsela Çibukaj-t?! [FOTO]

Çfarë ndodhi mes Samantës dhe Marsela Çibukaj-t?! [FOTO]

Publikuar më: 12:20 27-10-2016

Samanta është ndjerë e fyer nga një status i koleges së saj Marsela Çibukaj.

Kjo e fundit ironizonte tekstet  e pakuptimita (thjesht përsëritje fjalësh, sipas saj)  që këngëtarët shqiptarë kanë nisur të përdorin masivisht në këngët e tyre , por jo vetëm këtë...

Këngëtarja e hitit "Ti se din se" ka mbetur mjaft e ofenduar ndaj dhe vendosi të reagojë nëpërmjet një statusi ku i tregonte koleges se zërin e saj e kishin vleresuar kompetentë të muzikës që në moshën  13 vjeçare dhe i kërkonte këngëtares  të bëntë karrierë pas hedhur baltë mbi të tjerët “pasi as ma ke marrë dhe as ta kam marrë publikun”, thotë  Samamta ndër të tjera. Reagimin e plotë e gjeni më poshtë:

Por  edhe një tjetër këngëtare e ka marrë shumë personal këtë status dhe ajo është Adelina Tahiri e cila reagon duke thënë:  Ata që flasin e kanë nga zilija… ai që është i suksesshëm dhe i rëndësishëm dhe me kualitet të lartë nuk merret me të tjerët sepse nuk ka kohë! Mungesë vetbesimi , shërojnë komplekse me tjerë.

Statusi i Çibukajt ka ndezur një debat të gjatë në të cilin është përfshirë edhe gazetarja Kozeta Kurti, statusi i së cilës mund  të themi se ishte më i sakti. Kozeta respekton vokalin e këngëtarëve jo komercialë por ama nuk ua hedh fajin as këngëtarëve të tjerë të cilët sjellin atë çka publiku kërkon.

Ndërkohë kaq mjaftoi që pjese e ironisë të bëheshin edhe këngë si “Lejla” e  Elvana Gjatës apo “BonBon” të Era Istrefit. Gjithsesi për këtë të fundit Marsela ka mbajtur qëndrimin e saj duke thënë: “Trauma e imja nuk është një analizë e një kënge specifike ,( prandaj nuk ta preku kush Bon Bon , pavarësisht se do më pëlqente shumë sikur dikush nga ju të më shpjegonte për çfarë flet kënga dhe pse tingellon aq ndryshe kur interpretohet live ? ) por një koment me zë të lartë i një mode të përhapur në vendin ku jetoj ( me siguri ndodh edhe në vende të tjera , unë analizoj vendin ku jetoj ) e të bërit muzikë dhe i të prezantuarit në skenë që nuk ka lezet , dhe që për mendimin tim ato vajza që zhvishen dhe përdridhen nuk pasqyrojnë vajzën fisnike shqiptare .

Kam lindur ne '84 , nuk jam aq e vjetër për të mos kuptuar modën, ta garantoj ....por edhe moda ka një sens , ka një bukuri ,pyetja është: pse duhet të marrim me sesbën pjesën më idiote të sajën ? Apo se e kuptuam tashmë që vulgariteti shet më shumë ... dhe lekët normalisht fitojnë mbi çdo vlerë tjetër”.  

Fakti që Marsela Çibukaj  njihet si këngëtare live-i me paraqitjet e saj nëpër festivale dhe jo me klipe komerciale, i jep ndoshta  asaj një arsye më shumë  që të “godasë” fenonemin që po ndodh në muzikë, por që u mor personale.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039668083190918