INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi? Drama e re në showbiz, Xheneta akuzon Egli Takon: Më kopjon dhe hap adresa fallco për...

Çfarë ndodhi? Drama e re në showbiz, Xheneta akuzon Egli Takon: Më kopjon dhe hap adresa fallco për...

Publikuar më: 15:29 11-11-2025

Një përplasje e fortë ka shpërthyer mes ish-banoreve të “Big Brother VIP”. Xheneta Fetahu ka denoncuar në rrjetet sociale Egli Takon, jo vetëm për kopjimin e një fotografie, por edhe për përdorimin e llogarive false dhe komenteve të manipuluara, në mënyrë që të nxisë debate dhe konflikte.

Përplasja nisi pasi Xheneta u akuzua se kishte kopjuar një pozë të Egli Takos (e cila e kishte postuar më 26 tetor).

Xheneta ka publikuar foto të saj të mëparshme si provë, duke shkruar:

“Duket se edhe prozat qenkan pronë tashmë. 6+ muaj që bëj foto kështu, por hajde se është rastësi.”

 

xheneta.jpg

Më pas, ajo e thelloi akuzën, duke sugjeruar se Egli po përdor llogari false për të ngritur këtë debat:

“S’ble komente, s’krijoj llogari fallso dhe s’merrem me askënd. Mos më përfshini në dramën tuaj, unë s’kam nevojë për llogari fallso për të ekzistuar. Puçi-puçi.”

Konflikti mes tyre duket se nuk ka të ndalur, duke bërë që rivaliteti i dikurshëm të rikthehet fuqishëm në rrjetet sociale, ndërsa fansat ndjekin me kureshtje secilin zhvillim.

chent.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033390522003174