INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodh me shëndetin tuaj nëse flini me personin që dashuroni

Çfarë ndodh me shëndetin tuaj nëse flini me personin që dashuroni

Publikuar më: 14:32 27-07-2016
Psikologët, gjithmonë kanë këshilluar se duhet të merrni dhe jepni dashuri, për të pasur një jetë sa më të lumtur.
Gjendja emocionale ndikon në shëndetin e të gjithëve, edhe pse pasojat mund t’i vëreni më pas.  Mesa duket, të flesh e përqafuar me të dashurin është një gjë e mirë për shëndetin, pra ju bën mirë. Studiuesit në Universitetin e Pittsburgh, kanë gjetur se fjetja duke u përqafuar me njeriun që doni, ul nivelet e kortizolit,  si edhe e zvogëlon hormonin e stresit në gjakun tuaj.
Njerëzit ndjejnë siguri kur flenë dhe ngritja e nivelit të kortizolit në gjak mund të sjellë depresion, sëmundje të zemrës dhe të dobësojë sistemin tuaj imunitar. Duke fjetur me personin e zemrës,  trupi prodhon oksitocinë, që është hormoni i dashurisë, përgjegjës për gjendjen tuaj emocionale.
Siç thotë edhe filozofi amerikan, Henry David THOREAU “Ilaçi i vetëm i dashurisë është të dashurosh më shumë”.
 
Article Logic
Execution time: 0.0029640197753906