INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë lloji xhelozi je?

Çfarë lloji xhelozi je?

Publikuar më: 18:42 24-04-2018
 XHELOZI f.
1. Ndjenjë nga e cila vuan dikush, kur dyshon për dashurinë ose për besnikërinë e bashkëshortit a të njeriut të dashur. Xhelozi e fortë (e madhe). Shfaqje xhelozie. Vuan nga xhelozia.
 
 
Përshendetje dhe mirëseerdhët në anën e errët të personalitetit të çdokujt. Një hyrje me shpjegimin e kësaj fjale ishte mënyra më e përshtatshme për t’a nisur këtë temë. 
Por ky përkufizim i cili shumë lehtë gjendet në fjalorin shqip-shqip, është thjeshtë një prekje sipërfaqësore e shpjegimit të termit. 
 
Sipas studimeve, analizave dhe shumë kërkimeve në terren që kam bërë (LOL) kam arritur të kuptoj që në fakt xhelozia i ndan njerëzit në dy kategori. 
 
Si fillim, TË GJITHË BËHEMI XHELOZË. TË GJITHË ! Sado maço të pamposhtur që pini tequila për mëngjes me Antonio Banderasin në një bilardo duke parë një ndeshje të kategorisë së tretë të ligës franceze, apo një pjeshkë pa ndienja që i ha burrat për mëngjes, bëheni xheloz.
 
Sigurisht, ekziston një kategori e tretë me njerëz që me të vërtetë nuk bëhen xhelozë por nuk është mirë të jesh pjesë e saj sepse aty janë psikopatët të cilët nuk empatizojnë dot me njerëzit e tjerë dhe nuk e dinë ç’janë ndienjat. Po të ishit të tillë, s’do ishit fare duke e lexuar artikullin.
 
Bukur, tani që sqaruam këtë pjesë, flasim për ne njerëzorët e thjeshtë dhe dy kategoritë tona;
 
1. XHELOZËT RACIONALË
Këtu futen njerëzit të cilët kur i fillojnë ato shkëndijat e shëmtuara të xhelozisë, bëjnë një hap mbrapa dhe e kalojnë nëpër filtra, fillojnë arsyetojnë dhe pyesin veten: A ja vlen që ta lë këtë ndjesi të dali në sipërfaqje? 
Mendojnë përgjigjiet që do të marrin, i japin shpjegima tyre që kanë ndodhur dhe bëjnë të gjitha llogaritë e duhura për të arritur në një konkluzion i cili zakonisht rezulton në mbajtjen për vete pasi s’ka kuptim të krijojnë drama të panevojshmë e të harxhojnë kohë kot.
 
Këta njerëz zakonisht konsiderohen si të ftohtë dhe pa ndienja, ose shumë të qetë, ose më e keqja SHUMË TOLERANTË. Jo, thjesht janë njerëz që dinë të bëjnë diferencën midis impulseve të momentit dhe asaj çfarë me të vërtetë ja vlen të diskutohet. 
Por ndodh që racionaliteti ndonjëherë të ngatërrohet me të gënjyerit e vetes që: “Kjo gjë nuk më bezdis dhe është në rregull”, duke krijuar kështu një bagazh pasigurirash që thjeshtë plasin në kategorinë e mëposhtme.
 
2. XHELOZËT E PAFILTRUAR
Gjithë jetën na shtyjnë të jemi vetvetja dhe të shprehemi hapur, mos t’i kyçim ato që ndiejmë. Sidomos në marrëdhënie; komunikimi është çelësi. 
Por komunikimi nuk konsiston në të folur pa pushim dhe pa sens, në të folur me vetë kokën tënde dhe jo me personin që ke përballë. Të pafiltruarit pra të dashur miq, janë ata persona që shohin diçka dhe nuk e përpunojnë fare. Siç e marrin e nxjerrin. Ose, nëse e marrin, e vendosin në realitetin e tyre dhe e mbushin me çfarë duan vetë duke krijuar kështu historinë e tyre. 
 
Pastaj duan vetëm të shkarkohen dhe debati që ata bëjnë është më shumë me veten. Filtrat e personave racionalë këta njerëz nuk i njohin. 
Këta njerëz zakonisht ose konsiderohen të sëmurë, ose shumë të dashuruar.
 
Të dyja kategoritë janë thika me dy presa, por të qenurit xheloz pa filtra, nuk është aspak e shëndetshme. 
Tradhëtia nëse ndodh, është diçka e cila vjen natyrshëm dhe çfarëdolloj skene të lesh ose mase parandaluese të marrësh, nuk ke ç’ti bësh. 
 
E di që është e vështirë, por zgjidhja më e mirë është gjithmonë të mendosh përpara se të reagosh. 
Nëse prap se prapë të ngel në mendje, mund të shprehesh por ama kohën për t’a menduar do ta kesh marrë dhe mënyra si do t’a përcjellësh do të jetë më e qetë.
Ndaj herën tjetër kur banakierja/banakieri i lokalit të flirtojë para jush me personin tuaj të dashur pa pikë turpi dhe ju direkte t’ju shkojë mendja se kushedi ç’bëjnë ata kur s’jeni vërdallë, para se të mendoni ku të gjeni koçifozin për t’jua hedhur në kafe ndaloni dhe mendoni: A ja vlen të prish proçesin e shenjtë të të pirit kafe/alkool për diçka që mund të jetë në kokën time, ose totalisht e një-anshme? Aspak. 
 
Si gjithmonë, nga një mik që jua do të mirën.
Article Logic
Execution time: 0.0033488273620605