INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Çfarë la pas sulmi në Siri... [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 14:34 14-04-2018

Plot 100 raketa Tomahaëk dhe avionë luftarakë bombarduan mëngjesin e sotëm Sirinë.

Aksioni i ndërmarrë nga SHBA, Franca dhe Britania u përshkrua si një shi raketash çka ndezi edhe më shumë tensionet mes palëve regjimit të Assad dhe Rusisë e cila e mbështet.

Por çfarë mbeti pas sulmit. Televizioni sirian ka bërë të ditur se nga sulmi i SHBA, Britanisë dhe Francës në Damask dhe Homs mbetën të plagosur tre civilë.

Po ashtu televizioni publikon pamjet e shkatërrimit ku sigurisht ka vetëm rrënoja.

Zyrtarë të pentagonit thanë se u sulmuan bazat e prodhimit të armëve kimike të presidentin Bashar Al Assad. Ndërsa ushtria siriane tha se janë hedhur mbi 100 raketa ndaj bazës ushtarake në Homs dhe në Barzeh të Damaskut.

Ndërkohë që sirianët në mbështetje të qeverisë kanë protestuar sot në qendër të Damaskut, kundër sulmit amerikan.

2.PNG

1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034849643707275