INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë kishte që nuk shkonte në koncertin e saj? Dafina ka një thirrje për fansat

Çfarë kishte që nuk shkonte në koncertin e saj? Dafina ka një thirrje për fansat

Publikuar më: 17:27 26-12-2025

Pallati i Rinisë u elektrizua mbrëmë nga nata e parë e “Supernova”, ku Dafina Zeqiri dhuroi një spektakël të vërtetë, por jo gjithçka shkoi sipas planit për publikun e pranishëm.

Përtej atmosferës së zjarrtë në skenë, salla u përball me temperatura mjaft të ulëta, gjë që solli një lumë ankesash në rrjete sociale. Shumë fansa e përshkruan të ftohtin si të vështirë për t’u përballuar, duke ia zbehur paksa shkëlqimin mbrëmjes.

Por, në prag të koncertit të dytë dhe të fundit që mbahet sonte, Dafina nuk e ka lënë situatën të kalojë në heshtje. Me stilin e saj karakteristik, ajo ka bërë një thirrje publike që historia të mos përsëritet dhe ndjekësit e sotëm të mos “heqin” si ata të natës së parë.

Përmes një postimi plot humor në InstaStory, ajo ka publikuar hyrjen e sallës me mbishkrimin epik: Vishuni trash. 

bize.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0034291744232178