INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ka mes tyre? Pas ndarjes, Adrola Dushi shfaqet krah këtij super-mashkulli SHQIPTAR dhe ky DETAJ po na ÇUDIT! [FOTO]

Çfarë ka mes tyre? Pas ndarjes, Adrola Dushi shfaqet krah këtij super-mashkulli SHQIPTAR dhe ky DETAJ po na ÇUDIT! [FOTO]

Publikuar më: 17:35 23-02-2019

Adrola Dushi është një prej modeleve shqiptare më të suksesshme, e cila prej vitesh po e zhvillon karrierën e saj SHBA. Në vitin 2012 ajo mori kurorën e më të bukurës duke u zgjedhur Miss Universe dhe që prej asaj kohe karriera e saj ka njohur vetëm suksese.

Modelja shqiptare pranoi dy vite më parë lajmin se është divorcuar nga bashkëshorti i saj Adis Patushi. Ajo është shprehur se ndarja ishte tërësisht paqësore dhe janë gjithmonë bashkë, kur bëhet fjalë për vogëlushin e tyre, Troi.

Por pas ndarjes, ndjekësit u bënë kureshtarë në lidhje me statusin e Adrolës tani që s’është më e martuar. Së fundmi ajo pozoi krah modelit Pavllo Zengo dhe ai është me të vërtetë shumë simpatik. Në dy fotot e publikuara nga modelët shqiptarë, ata duken shumë të afërt, por kjo nuk na lë të kuptojmë se mes tyre ekziston diçka më shumë sesa miqësia.

Në postimin e tij Zengo shkruan: “Të gjithë kanë një histori… A do të ma thuash tënden?”, ndërsa krah tij qëndron Adrola. Të dy duket se ndodhen në një klub nate në Los Angeles.

pvlo.png

 

Dhe në një foto tjetër të publikuar më parë ata pozojnë bashkë, ndërsa Pavllo bën pyetjen: “Merre ose lëre!”. Komentuesit përgjigjen se nuk duhet të ketë mëdyshje për Adrolën, ndërsa e cilësojnë si një ndër femrat më të bukura shqiptare.

ana.png

 

Por një foto tjetër e shkrepur që në verën e 2018-ës, po na intrigon shumë.

Ata shfaqen shumë të afërt në Neë York dhe Pavllo te hashtagjet, shkruan edhe “LOVE”, ndërsa Adrola në koment e quan “LOVAAA” dhe i jep një puthje.

nyt.png

Article Logic
Execution time: 0.0039620399475098