INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ju bën më tërheqës tek të tjerët? Këtë jua thonë yjet tani

Çfarë ju bën më tërheqës tek të tjerët? Këtë jua thonë yjet tani

Publikuar më: 12:02 19-09-2018

Të gjithë jemi të bukur e të veçantë. Madje ka disa karakteristika që i bëjnë të tjerët të tërhiqen nga ju, sipas horoskopit.

Dashi
Pasioni juaj. Entuziazmi që keni nuk mposhtet nga asgjë. Ju nuk kënaqeni vetëm sepse jeni gjallë, duhet ta jetoni atë në maksimum, të ndjeni çdo emocion ,të arrini qëllimet tuaja dhe të dashuroni me guxim. Kështu siguroheni që nuk do të keni asnjë peng në fund të jetës suaj.

Demi
Këmbëngulja juaj. Në sytë tuaj, nuk ekziston dështimi. Nuk jeni ai që heq dorë kur gjërat bëhen të vështira. Jo, ju ngriheni çdo ditë me sytë tuaj të ndritshëm me vendosmëri dhe nuk do ndaleni derisa shkatërroni të gjitha pengesat dhe arrini atë që keni vendosur të bëni.

Binjakët
Kurioziteti juaj. Ju kurrë nuk qëndroni i qetë për asnjë sekondë. Jeni vazhdimisht i zënë me aventurat tuaja të reja, miqtë tuaj, dhe duke provuar se ku rreziku i radhës do ju çojë.

Gaforrja
Ndjeshmëria juaj. I vendosni marrëdhëniet si një prioritet dhe nuk ka asgjë që s’do e bënit për të dashurit tuaj. Jeni miku drejt së cilit të gjithë shkojnë gjatë periudhave “të errëta”, duke ju besuar se do t’i udhëhiqni në një vend me shpresë dhe pozitivitet.

Luani
Vetëbesimi juaj. Njerëzit shpesh dëgjojnë “ulërimën” me zë të lartë tuajën përpara se të shohin praninë tuaj komanduese. Me buzëqeshjen verbuese, shkëlqimin në sy dhe sjelljen e vendosur, ju jeni të kënaqur me personin që jeni dhe i frymëzoni të tjerët që të ndjekin shembullin tuaj.

Virgjëresha
Përkushtimi juaj. Në jetë dhe në dashuri, vendosni 100% tuaj dhe kurrë më pak. Por nuk e bëni këtë thjesht sepse duhet bërë. Ju e bëni atë siç duhet. Dhe sapo të gjeni “personin tuaj”, do ta kaloni tërë jetën duke i dashur ata ashtu siç meritojnë.

Peshorja
Humori juaj. Jeni mishërimi i argëtimit, buzëqeshjes dhe gëzimit. Jeta e festës, gjithkush kalon kohën më të bukur me ju përreth. Megjithatë, përtej sipërfaqes, jeni miku që i kupton të gjithë dhe sigurohet të qëndrojë sa më larg dramës sepse doni vetëm energji pozitive.

Akrepi
Besnikëria juaj. Nuk jemi të sigurt se çfarë është, por keni diçka që i tërheq njerëzit dhe i bën ata të duan të të njohin më mirë. Është diçka përtej natyrës suaj të distancuar, që i bën ata t’ju besojnë.Dhe pothuajse gjithmonë, ata dalin të fituar sepse ju kurrë nuk i zhgënjeni.

Shigjetari
Optimizmi juaj. Për ju, jeta ka të bëjë me rrezet e diellit dhe ylberin edhe kur situata juaj e tanishme është e stuhishme. Jo sepse ju jeni një person i gëzuar, por keni mësuar të largoheni, të vlerësoni të gjithë bekimet e vogla dhe të bëni më të mirën në çdo situatë.

Bricjapi
Përkushtimi juaj.Kur ju shkon nëpër mend diçka, nuk ka gjë që ju ndalon. Po ashtu në marrëdhënien tuaj, partneri mund t’ju besojë deri në vdekje pasi përkushtimi juaj së bashku me dashurinë janë të palëkundur.

Ujori
Shpirti juaj i lirë. E urreni rutinën e mërzitshme dhe të qëndroni në “zonën e komfortit”. Të qëndrosh me ju është plot me surpriza, spontanitet dhe një shpërqëndrim të këndshëm nga realiteti i përditshëm.

Peshqit
Kreativiteti juaj. Ëndërrimtar të pakrahasueshëm. Për ju, qielli nuk është limiti pasi jeni gjithnjë me ide të reja që ju çojnë drejt suksesit. Por njëkohësisht ju qëndroni dhe me këmbë në tokë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031259059906006