INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë fshihet pas

Çfarë fshihet pas "zhdukjes" së Elvana Gjatës? Miku i saj i zbulon "sekretin" [VIDEO]

Publikuar më: 13:27 14-07-2020

Këngëtarja Elvana Gjata duket se është zhdukur sërish si nga rrjetet sociale ashtu edhe nga muzika. Prej kohësh ajo nuk ka sjellë një projekt të ri muzikor dhe fansat me të drejtë po pyesin nga është zhdukur këtë herë këngëtarja.

E njëjta pyetje i është drejtuar edhe Valdrin Sahitit gjatë emisionit “Në kurthin e Piter Pan”, duke qenë se ai është miku i ngushtë i Elvanës.

“Sigurisht që e di ku është Elvana, ajo është mikesha ime, di të them gjithashtu se sa herë ajo humbet, ka gjithmonë diçka të madhe për të prezantuar”, tha Valdrini gjatë intervistës duke treguar kështu se ndoshta Elvana është duke punuar për ndonjë projekt të ri muzikor ku mund ta shohim shumë shpejt.

Article Logic
Execution time: 0.0034611225128174