INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë është sindroma Stendhal, si provokohet dhe cilin prek më shumë

Çfarë është sindroma Stendhal, si provokohet dhe cilin prek më shumë

Publikuar më: 11:42 22-01-2019

Me siguri keni dëgjuar për shkrimtarin francez Stendal. Por a keni dëgjuar ndonjëherë për sindromën Stendal?

Dhe çfarë e shkakton atë?
Sindromi Stendhal është një çrregullim psikosomatik – jo psikiatrik – i identifikuar dhe përshkruar shkencërisht për herë të parë nga psikiatri Graziella Magherini në vitin 1977.

Në terma të thjeshtë, është një keqësim intensiv psikologjik, eksploziv dhe me kohëzgjatje të shkurtër, që manifestohet përpara vepra të artit me mjeshtëri të hollë dhe bukuri estetike, shumë ekspresive dhe të pasura me simbolizëm. Gjithashtu shoqëron disa simptoma fizike.

Sindroma e Stendhal ka më shumë gjasa të shkaktohet gjatë vëzhgimit të veprave të ekspozuara në një mjedis të mbyllur dhe të kufizuar. Disa nga sindromat e kësaj syndrome janë taksikardia, ndjenja e zbehjes, marramendje, konfuzion mendor, eufori e pakontrollueshme, vështirësi në frymëmarrje dhe madje edhe hallucinacione, janë ndër simptomat më të zakonshme që karakterizojnë sindromën e Stendhal.

Ndonjëherë shkaktohen edhe sulme paniku.

Njerëzit përjetojnë një ndjenjë të fortë ankthi dhe goditen papritmas nga keqtrajtimi, gjë që shpesh i detyron ata që të largohen nga vepra që ata ishin zhytur.
Viktimat e sindromës Stendhal janë turistë që vizitojnë qytetet e artit, siç është Firence apo Parisi.

Article Logic
Execution time: 0.0038938522338867