INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë e shqetëson Emina Cunmulajn?

Çfarë e shqetëson Emina Cunmulajn?

Publikuar më: 12:54 26-03-2016

Mund të jesh një nga modelet më të spikatura në pasarelat botërore, të jesh e martuar me një nga biznesmenët më të njohur dhe në pritje të një fëmije, por kjo prapë nuk është panorama më e bukur në botë nëse në çaste si këto nuk ke pranë nënën.

Kjo është pikërisht ajo që po përjeton modelja e njohur me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj. Vetëm pak orë më parë, 31 vjeçarja që u komentua për dasmën e saj luksoze vitin e kaluar, ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa ndjesi mjaft prekëse…

“Po përjetoj bekimin më të madh për një femër dhe nuk të kam pranë. E di që po më shikon nga lart dhe kujdesesh për mua por më mungon kaq shumë… Do të doja të t’i bëja ty të gjitha pyetjet që tani më duhet t’ua bëj të tjerëve. Shpresoj vetëm që të jem për vajzën time, sa gjysma e asaj që ti ishe për mua .”

Fansat janë solidarizuar menjëherë me dhimbjen e modeles për mungesën e së ëmës që nuk jeton më. “Zoti asnjëherë nuk të merr diçka pa të dhuruar dicka tjetër” ka qenë komenti i njërit prej tyre.  Që nga korriku i 2015-ës, Emina është e martuar me miliarderin me origjinë iraniane, Sam Nazarian. Çifti janë njohur gjatë pushimeve në Karaibe. Kjo është martesa e dytë e modeles pas asaj me shqiptarin Bekim Lulanji. Prej disa vitesh tashmë, Emina drejton agjencinë e saj të modelimit, “Emina Models” që synon kërkimin e fytyrave të reja. Pse jo, një Emina tjetër..

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111