INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë e lidh modelen shqiptare Elena Lika me Ariana Grande? [FOTO]

Çfarë e lidh modelen shqiptare Elena Lika me Ariana Grande? [FOTO]

Publikuar më: 15:56 02-07-2018

Elena Lika është një ndër modelet më të kërkuara të momentit në Shqipëri. Fillimisht e njohëm të gjithë nga Big Brother, por gjëja që ajo di më së shumti të bëj më mirë është modelingu. E kemi parë në mjaft fotosesione e në shumë foto të shkrepura nga fotografi i mirënjohur Endrit Mërtiri i cili i ka nxjerrë në pah bukurinë e saj. 

Ajo vazhdimisht guxon edhe hedh foto ku shfaqet pa makeup, ku duhet të theksojmë se ajo është e bukur edhe pa tualet apo filtra. Elena nuk ka frikë që t’i shfaqë ‘defektet’ që ka, që vetëm defekte nuk janë, pasi ato e kanë zbukuruar më shumë modelen. E kemi fjalën për qukat në fytyrë. Ajo para shumë kohësh ka publikuar një foto ku shfaqet  vetëm me ujë dhe sapun.

ff.png


Një foto afërisht të tillë e ka publikuar edhe këngëtarja e njohur Ariana Grande, e cila ishte pjesë e kopertinës së revistës më të madhe të modës ‘Vogue’. Ashtu si Elena, Ariana shfaqet me qukat e saj në fytytrë dhe vemë re që kanë të njëjtën hundë, buzë edhe dhëmbë.

a.png

 

Elena dhe Ariana duken si dy pika uji në këtë foto.

asd.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0021350383758545