INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë do të ndodhë me Festivalin e Këngës në RTSH? Merret vendimi zyrtar

Çfarë do të ndodhë me Festivalin e Këngës në RTSH? Merret vendimi zyrtar

Publikuar më: 14:31 02-07-2020

Ndonëse jemi në pandeminë e koronavirusit dhe shumë festivale janë anulluar, Radio Televizioni Shqiptar ka bërë të ditur se Festivali i Këngës nuk do të anulohet. Së fundmi, kanë nisur përgatitjet për këtë Festival dhe në muajin shtator artistët do të paraqesin këngët konkurrente për edicionin e 59 të këtij festivali.

Njoftimi: “Pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi është e sigurt se edhe këtë fundvit eventi më i madh i këngës në vend, do të mbahet. Nëndrejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka zhvilloi sot takimin e parë konsultativ me krijuesit, që kanë lënë gjurmë në këtë festival, muzikantë e tekstshkrues,” shkruhet në njoftim. “Në takim u diskutuan çështje që lidhen veçanërisht me cilësinë e festivalit, duke nisur që nga ngritja e një komisioni vlerësimi për përzgjedhjen e këngëve e deri tek kriteret për pjesëmarrjen në festival.” Sipas njoftimit, pritet që në muajin shtator krijuesit të paraqesin këngët konkurrente për edicionin e 59. Ndërkohë përsa i përket fitueses së edicionit të kaluar, Arilena Arës, nuk ka një vendim, por për sa kohë do të zhvillohet Festivali i Këngës, gjasat janë që të vazhdojë tradita e viteve të kaluara, ku në Eurovision shkon këngëtari/ja ose grupi i fundit që shpallet fitues i Festivalit të Këngës.” 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036420822143555