Sipas mediave gjermane Loredana nuk po ndikon aspak mirë në karrierën e partnerit të saj Karim Adeyemi-t. Pasi nuk mori ftesë nga kombëtarja gjermane A, sepse nuk ka qenë në formën e duhur dhe nuk po aktivizohet rregullisht me Borusia Dortmund, ai ka refuzuar që të luajë edhe me Gjermaninë U21. Arsyeja sipas futbollistit është pasi po përqëndrohet për të fituar vendin e tij tek Dortmund-i. Mirëpo mediat gjermane janë të bindura për të kundërtën dhe “fajësojnë” Loredanën për këtë ndryshim të tij.