INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja Tahiri, Basha: Ra fasada e drejtësisë, prokurorët u dhunuan

Çështja Tahiri, Basha: Ra fasada e drejtësisë, prokurorët u dhunuan

Publikuar më: 20:01 21-10-2017

Pas vendimit të Këshillit të Mandateve për të paraqitur dy raporte për çështjen Tahiri, në një komunikatë për mediat ka reaguar edhe kreu i opozitës Lulzim Basha i cili u shpreh se Rama dhe Tahiri ushtruan dhunë ndaj prokurorëve.

Basha nënvizoi se sot u provua që Rama dhe Tahiri kanë ndarë paratë e krimit.

‘Sot ra fasada e drejtësisë, treguan se janë kërcënimi serioz për Shqipërinë’

Sipas tij kryeministri Rama, ministri i Brendshëm Xhafaj dhe kreu i Kuvendit Ruçi do të tentojnë të blejnë Prokurorinë dhe Gjykata.

Basha shtoi se as Rama dhe as Tahiri nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609