Përmes një deklarate për mediat, kreu i Departamentit për Rendin e Sigurinë në PD, Enkelejd Alibeaj akuzoi sot ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri se ka garantuar paprekshmwri pwr Durim Bamin, i cili qarkullonte me armw pa leje. Sipas tij, Durim Bami ka thyer vendimin e arrestit shtëpiak nga gjykata.
"Saimir Tahiri është kapur në një tjetër aferë kriminale. Duke ofruar shërbimin e tij, ka garantuar paprekshmëri për Durim Bamin, i cili u denoncua nga qytetarët pasi me 21 maj, në orën 17.00, ky i fundit ishte në një lokal në qendër të Niklës, i pajisur me armë pa leje e me veshje antiplumb, edhe pse gjendet nën masën e sigurisë arrest shtëpie dhe e ka të ndaluar me vendim gjykate të dalë nga banesa. Dhe është pikërisht policia e Tahirit që duhet të garantojë zbatimin e këtij vendimi gjykate", u shpreh Alibeaj.
Sipas tij, me ndihmën e shefit të komisariatit, Erjon Ismaili, pjesë e grupit të besuar Shullazi-Tahiri, Bamit i janë ofruar lehtësi.
"Një nga ushtarët e tij është paraqitur dhe është lejuar ta marrë përsipër ai, përgjegjësinë për armët dhe pajisjet e tjera të paligjshme. Kështu Bami i shpëtoi procedimit, me një ndërhyrje të kontrolluar nga fillimi deri në fund prej Saimir Tahirit", tha Alibeaj.
 
							 
							 
							 
							 
					![Çështja Durim Bani, PD sulmon Sajmir Tahirin: Shpëtoi Bamin nga proçedimi [VIDEO] Çështja Durim Bani, PD sulmon Sajmir Tahirin: Shpëtoi Bamin nga proçedimi [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/522248195a786cc698a9d08305b13b7f_L.jpg?t=-62169988760) 
											 
  
  
  
 







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





