INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Celularët dhe tabletat ulin ndjeshëm aftesinë për të lexuar të fëmijëve

Celularët dhe tabletat ulin ndjeshëm aftesinë për të lexuar të fëmijëve

Publikuar më: 12:07 21-03-2017

Përdorimi i internetit duket se është kthyer në një domosdoshmëri në ditët e sotme.

Ajo ç’ka paraqitet shqetësuese është përdorimi pa sens mase nga të rinjtë e kryesisht fëmijët, të cilët janë më të rrezikuar.

Rreziqet më të mëdha që përmban interneti për fëmijët, sipas punonjësve socialë, janë pa dyshim aksesi në lorja (video-game) të dhunshme, mundësia e të parit fotot e filmimeve jo të përshtatshme për moshën, si dhe ajo e përdorimit të një fjalori jo qytetar, gjëra që normalisht gjenden pa kufi në faqet e internetit.

Në shoqëri qarkullojnë mendime të ndryshme mbi përdorimin e internetit, dikush e zhvlerëson faktin e varësisë nga internet, dikush tjetër e quan të parëndësishme, por përgjithësisht mbizotërojnë gjykime negative mbi përdorimin e tij. Sipas punonjësve socialë, përdorimi i vazhdueshëm i smartfonave dhe tabletave i bën fëmijët të huaj ndaj mjedisit lokal, i bën të pasigurtë kufijtë mes realitetit dhe prodhimit fantastik, favorizon qëndrimin pasiv, shpesh propozon modele të diskutueshme të sjelljes, dhe mbi të gjitha është një nga shkaqet kryesore të varfërisë gjuhësore për të cilën mësuesit e gjuhës ankohen me të drejtë.

Article Logic
Execution time: 0.0061249732971191