INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çelja e negociatave me BE, Bushati: Vetëm në 2018

Çelja e negociatave me BE, Bushati: Vetëm në 2018

Publikuar më: 13:16 06-09-2017

Viti 2018 do të jetë vendimtar për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë drejt integrimit në familjen evropiane. Është ministri i jashtëm Ditmir Bushati, qe konfirmon në këtë mënyrë se vendi ynë nuk pret një vendim nga Brukseli për celjne e negociatave në vjeshtën e këtij viti.
Ditmir Bushati:
“2018 është viti vendimtar sepse vete BE do të diskutojë në pranverë për paketën e zgjerimit, në rastin e vendimmarrjes për ne, periudha një vit apo një vit e gjysmë është shumë i rëndësishëm”.
Gjatë takimit të këshillit të integrimit Bushati sqaroi dhe arsyet e shkrirjes së ministrisë së integrimit.
Ditmir Bushati:
“Ristrukturimi i kabinetit qeveritar është vendosur që kjo strukturë te jenë unike. Komunikimi me Komisionin Europian dhe bisedat e jashtme që në të shkuarën ka qenë përcaktuese të besohet brenda një strukture të përbashkët, duke u përgatitur edhe për fazën e ardhshme që është procesi i bisedimeve me Bashkimin Evropian.
Rol vendimtar në këtë proces kanë dhe vendet antare, e për fqinjët Bushati rezervon një rol të veçantë. Ndërsa sa i përket shefit kontinental, Bushati tha se është pjesë e dosjes së diskutimeve me fqinjin tonë jugor.
Ditmir Bushati:
“Shelfi kontinental është çështje që e kemi përfshirë ne paketën e bisedimeve me palën greke”.

Article Logic
Execution time: 0.0034611225128174