INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cardi B së shpejti si aktore! Zbulohen detajet dhe do e shihni krah këngëtares tuaj të preferuar [VIDEO]

Cardi B së shpejti si aktore! Zbulohen detajet dhe do e shihni krah këngëtares tuaj të preferuar [VIDEO]

Publikuar më: 09:16 17-07-2019

Cardi B është një ndër reperet më të suksesshme dhe e adhuruar për të gjithë publikun anë e mbanë botës.

Reperja gjithashtu ka edhe një vëmendje shumë të madhe mediatike, por për më tepër se kjo në rjetet e saj sociale bëhet nami.

Ajo ka menduar se pas suksesit që ka në botën e muzikës dëshiron që të provojë veten në një profesion të ri siç është aktrimi.

Ajo do të jetë pjesë e filmit “Hustlers” dhe detajet për rolin e saj kanë filluar të dalin në dritë.

Të gjithë ne prisnim që ta shikonim reperen në rolin e një aktoreje, por një koleg i saj ka treguar të kundërtën.

Ai ka dhënë një intervistë për revistën “Cosmopolitan” duke u shprehur se reperes i është dashur të bëjë vetëm një ditë xhirime, që do të thotë se mund të jetë vetëm në një ose në dy skena të filmit.

Nga angazhimet e shumta që këngëtarja ka me koncertet e saj nuk ka mundur që të përfshihej më shumë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041289329528809