Modelja bukuroshe Xhesika Berberi është një prej personazheve më të komentuara të skenës.
Ajo është edhe një prej modeleve më të njohura shqiptare, e dalluar për bukurinë dhe linjat perfekte trupore.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale duke publikuar vazhdimisht foto dhe video nga më të ndryshmë, por së fundmi u befasua kur një mik i saj e ngacmoi në komente.
Reperi i njohur Capital T ishte ai i cili e ngacmoi bukuroshen në Instagram.
Në një nga postimet e Xhesikës, këngëtari shkruan “Si tentene” duke përshkruar kështu veshjen e modeles. Ajo nuk e kuptoi reperin, duke kërkuar sqarime për këtë koment.
Capital T i bëri thirrje që ta kërkojë në ‘google’ për të dekodifikuar kuptimin e fjalës, mirëpo Xhesika më nuk i ktheu përgjigje.
Komente të shumta vijnë pas, ku dy miqt të estradës duket se kanë acarruar raportet pas këtyre komenteve duke thënë që Capital T edhe Xhesika janë që të dy ‘single’./intv.al/