INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Capital T ka dy fjalë për të thënë rreth koncertit të mikut të tij, Drake dhe paralajmëron diçka të re në 2019[FOTO]

Capital T ka dy fjalë për të thënë rreth koncertit të mikut të tij, Drake dhe paralajmëron diçka të re në 2019[FOTO]

Publikuar më: 21:10 20-03-2019

Miqësia ose afrimiteti i Capital T dhe yllit botëror Drake nuk është më e panjohur. Pasi babai i Drake, Dennis Graham bënte një lajmërim për Capital T, duke thënë se është më i miri në zhanrin e tij në tregun shqiptar, pak kohë më vonë, reperi botëror e falënderonte Capital T që e uroi për ditëlindje.

Tashmë reperi nga Kosova ka shkuar ta shohë nga afër mikun e tij, në turin që po zhvillon në Europë. I frymëzuar, nga ai të cilin e ka quajtur edhe idhull pers i përket muzikës, Capital T ka publikuar video të ndryshme nga koncerti dhe ka premtuar se të njëjtin nivel do të sjellë në Shqipëri në vitin 2019:

“Kur sheh nga afër koncertin e një artisti si Drake, inspirohesh dhe mendon që publiku shqiptar meriton të tilla koncerte… Meriton të shijojë vërtet një skenë që ka të gjitha elementet që duhet t’i ketë një ‘shoë’. Larg asaj që ju ka servirur deri tani. Bashkë mund të bëjmë diçka të madhe, bashkë mund të tejkalojmë limitet edhe të dalim jashtë kornizave. Ju dua. Shihemi shpejt”, – ka shkruar reperi.

capital_t.jpg

collagefag.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221