INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Capital T i uron ditëlindjen Adrola Dushit me fjalët më të ëmbla të mundshme

Capital T i uron ditëlindjen Adrola Dushit me fjalët më të ëmbla të mundshme

Publikuar më: 10:36 28-06-2026

Lidhja mes reperit Capital T dhe modeles Adrola Dushi ka qenë prej vitesh një nga temat më të komentuara në showbizin shqiptar.

Edhe pse janë përfolur vazhdimisht për një romancë, të dy kanë zgjedhur ta mbajnë larg vëmendjes së publikut, pa reaguar ndaj zërave apo fotografive që i lidhnin bashkë.

Megjithatë, tashmë çifti nuk e fsheh më marrëdhënien. Me rastin e ditëlindjes së Adrolës, Capital T ndau në Instagram një postim të përbashkët me modelen, ku shfaqen pranë njëri-tjetrit.

Krahas fotografive, reperi i kushtoi edhe një mesazh të veçantë.

“Bota u bë pak më e ndritshme ditën kur ti erdhe. Gëzuar ditëlindjen për ty”, shkroi Capital T, duke e shoqëruar urimin me një zemër.