INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cakaj, mbledhje të përbashkët me qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Cakaj, mbledhje të përbashkët me qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Publikuar më: 17:40 27-02-2019

Qeveria shqiptare dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të zhvillojnë një mbledhje ndërqeveritare mes kabineteve të ministrave gjatë këtij viti. Mbledhja është njoftuar nga vetë ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, gjatë konferencës së mbajtur me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov këtë të mërkurë në Shkup.

“Kemi diskutuar për domosdoshmërinë e thellimit e marrëdhënieve bilateriale, po ashtu nevojës për të zhvilluar mbledhjen ndërqeveritare këtë vit”, tha Cakaj.

Por krahas mbledhjes ndërqeveritare, Cakaj u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me çështejn e kufijve të Kosovës. Cakaj tha se kjo është një pyetje që nuk i takon atij, ndërsa theksoi që Shqipëria do të mbështesë pozicionin e Kosovës në këtë proces. “Është një pyetje që duhet t’ia drejtoni institucioneve të Kosovës. Shqipërisë i takon ta mbështetë pozicionin e Kosovës në këtë process”, ka thënë Cakaj.

Cakaj është takuar dhe me kryeministrin Zoran Zaev. Biseda midis tyre u përqendrua në Marrëveshjen e Prespës dhe Miratimin e Ligjit të Gjuhëve.

Article Logic
Execution time: 0.0038008689880371