INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Caitlyn publikon kujtimet e saj, Kris Jenner hakërrhet: Pse më nxjerr si kur*ë?! [VIDEO]

Caitlyn publikon kujtimet e saj, Kris Jenner hakërrhet: Pse më nxjerr si kur*ë?! [VIDEO]

Publikuar më: 13:48 21-04-2017

Plasi në familjen Kardashian-Jenner...përsëri!

Caitlyn Jenner do të publikojë kujtimet e saj në një libër të titulluar “Sekretet e Jetës Sime”, i cili do të dalë në treg gjatë pranverës. Por ndërkohë që publiku i etur për thashetheme mund të jetë duke pritur me padurim botimin, familja Kardashian nuk duket dhe aq e kënaqur. Në një klip ngacmues për episodin e kësaj jave të Keeping Up with the Kardashians, matriarkja Kris Jenner i tregon vajzave Kim dhe Khloe se si ndjehet e keqpërfaqësuar nga ish bashkëshorti i saj. “E lexova dhe e vetmja gjë e mirë që kishte për të thënë për mua ishte se isha shumë e mirë dhe sociale në një festë dikur. Asgjë nga këto nuk ka kuptim pasi gjithçka që ajo thotë është e trilluar. Pse e gjitha kjo duhet të ndërtohet sikur unë jam një kurvë dhe një debile?” ishin fjalët e Kris Jenner. Do na dukeshin tronditëse nëse nuk do e njihnim më mirë familjen Kardashian.

Article Logic
Execution time: 0.0042130947113037