INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh në lumenj? Zbulohen nivele të larta të ilaçeve mjekësore

Ç’po ndodh në lumenj? Zbulohen nivele të larta të ilaçeve mjekësore

Publikuar më: 11:37 27-05-2019

Mesa duket jo vetëm Shqipëria ka probleme me mungesën e aparaturave që shërbejnë për asgjesimin e antibiotikëve, por alarmi ka përfshirë të gjithë botën.

Tashmë konsiderohet një emergjencë mjedisore fakti që në lumenj janë gjetur nivele të larta të antibiotikëve të hedhur në ujëra, madje duke tejkaluar edhe nivelin e sigurisë por rreth 300 herë më shumë sesa limitet.

Një alarm i tillë është dhënë nga një studim i realizuar nga Unversiteti i New York. Në testim u morën ujërat e lumenjve nga 72 shtete në 6 kontinentet dhe prania e antibiotikëve u pa në 65% prej tyre.

Autorët dërguan 92 kuti grumbullimi në mbarë botën, duke u kërkuar hulumtuesve lokalë të mbledhin më shumë mostra në vende të ndryshme përgjatë lumenjve.

Pjesa më e ndotur e lumit ishte një vend në Bangladesh ku metronidazoli, i përdorur kryesisht për disa infeksione bakteriale të lëkurës dhe gojës. Ai arrinte një nivel 300 herë më të madh se niveli që konsiderohet i sigurt.

Sipas ekspertëve limitet e sigurisë u tejkaluan në Azi dhe në Afrikë, por edhe në Europë e Amerikë ka nivele të larta të mbetjeve, e për këtë arsye shpjegojnë studiuesit jemi përballë një problemi global.

Antibiotiku që u gjend më së shumti në ujërat e lumenjve ishin trimetroprim që përdoret për infeksionet urinare që ishte prezentë në 307 pjesë nga 711 që u testuan gjithsej.

Bangladesh, Kenia, Gana, Pakistan, Nigeria janë shtetet ku problemet ishin më të mëdha.

Article Logic
Execution time: 0.0049991607666016