INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh me çiftin? Zihen keq Luizi dhe Kiara: Je egoiste, këto gjëra si duroj dot…

Ç’po ndodh me çiftin? Zihen keq Luizi dhe Kiara: Je egoiste, këto gjëra si duroj dot…

Publikuar më: 14:35 27-02-2023

Duket se marrëdhënia e Luizit me Kiarën është e tensionuar, gjë e cila është vënë re edhe ditën e sotme gjatë një debati mes njëri-tjetrit. Kiara mori përsipër të bëntë llogaritnë e buxhetit javor. Ajo u shpreh se banorët janë të papërgjegjshëm dhe nuk dinë të bëjnë mbledhjet e tyre për buxhetin personal.

Nga ana tjetër, Luizi i tha se kur merr diçka përsipër duhet të ketë parasysh gjithçka, duke iu referuar listës së buxhetit dhe llogarive, teksa i ka thënë se ajo është egoiste. 

Kiara: Kishim dhe një radio për të bërë.

Luizi: Pse unë nuk kisha? Pesë minuta punë ishte. Je egoiste.

Këngëtari i tha partneres së tij se ka ‘2-3 gjëra që nuk i pranon tek ajo’, por që do ia thotë pasi të dalin nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Teksa Kiara tentoi ta pyeste se për çfarë bëhet fjalë, Luizi tha se janë disa gjëra që do ia thotë vetëm asaj dhe që do i sqarojnë pa asnjë problem.

Luizi: Ka 2-3 gjëra që unë nuk i pranoj te ti, që i ke ti

Kiara: Mi thuaj cilat janë

Kiara: Që nuk i duron dot. Ça qenkan këto që nuk i thua

Luizi: Unë nuk i duroj se më krijojnë problem mua, në sensin në atë që dua me pas me ty, mua më krijojnë problem

Kiara: Po qenka problem shumë i madh 

Luizi: Nuk është fare, se janë komplet gjëra që sqarohen. Që ti i bën shpesh dhe pa vetëdije

Kiara: Në lidhje me karakterin

Luizi: Po, i bën pa vetëdije

Kiara: Që jam si e ftohtë

Luizi: Nuk do të them. Janë gjëra që dua ti flas vetëm me ty. As nuk do mërzitesh as ti dhe as unë, jam i bindur 2000 për qind që ke me i kuptuar dhe do i pranosh, se të njoh. Kur të dalim jashtë do ti them.

Article Logic
Execution time: 0.0037992000579834