INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç'ndodhi? Saimiri ikën vetëm në Gjermani, Meri ju jep 'llogari' fansave!

Ç'ndodhi? Saimiri ikën vetëm në Gjermani, Meri ju jep 'llogari' fansave!

Publikuar më: 19:32 01-03-2021

Modelja nga Elbasani, Meri Murizi është vajza që i rrëmbeu zemrën e Saimirit mes 21 vajzave në garë duke mundur kështu Generdën në natën finale.

33 vjeçari jeton dhe punon në Gjermani dhe disa ditë pas përfundimit të spektaklit është nisur drejt Gjermanisë për të vijuar me punën e tij.

Por ai ka udhëtuar pa Merin e cila aktualisht ndodhet në Tiranë.

Në një foto të postuar në instagram krahas komplimentave të shumtë, fansat janë bërë kuriozë të dinë se ku është Saimiri dhe se çfarë po ndodh mes tyre.

Meri i është përgjigjur njërit prej fansave, duke i thënë se ajo ndodhet në Tiranë, ndërsa Saimiri ka shkuar në Gjermani për t’u marrë me disa punë të tij, të cilat ndoshta i ka lënë disi pas dore për shkak të emisionit.

-640-0-6035845eef9a8.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030438899993896