INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç'ndodhi? Pse u fshi? I rikthehet kënga në Youtube, flet këngëtarja shqiptare: 'Pati një mosmarrëveshje mes ...' [VIDEO]

Ç'ndodhi? Pse u fshi? I rikthehet kënga në Youtube, flet këngëtarja shqiptare: 'Pati një mosmarrëveshje mes ...' [VIDEO]

Publikuar më: 20:14 02-05-2019

Është një ndër këngëtaret më të talentuara shqiptare dhe shumë shpejt edhe për tregun ndërkombëtar. Bëhet fjalë për Arinda Gjonin. Kjo e fundit është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e saj foto e video të ndryshme, por së fundmi i ndodhi një problem i vogël, por që tashmë u zgjidh.

Arinda ka publikuar ‘Mamacita’ një bashkëpunim shumë special me këngëtarin Besart, një emër i ri në skenën shqiptare. Projekti është shumë ritmik dhe pritet të jetë shoqëruesi kryesor i ditëve të bukura të verës, për të gjithë ata që duan të kërcejnë. Këngëtarja shqiptare ka qenë e ftuar në këtë këngë dhe xhirimet janë bërë në Suedi.

arinda-1.jpg

Në një komunikim për ‘RevistaWho.Com’, Arinda ka zbuluar arsyen pse kënga u hoq nga ‘Youtube’ për disa javë dhe u rikthye vetëm ditën e djeshme. Bukuroshja e ekranit tregoi se ky projekt pati në prapaskenë disa mosmarrëveshje për shkak të të drejtave të dy kompozitorëve.

“Mamacita’ është kompozuar nga një emër i njohur suedez, Gabriel Gassi dhe nga shqiptari Arbër Hajrizi. Mes tyre pati një mosmarrëveshje për të drejtat duke çuar në bllokimin e këngës për disa kohë. Më në fund gjërat u zgjidhën dhe kënga u rikthye”,-rrëfen këngëtarja.

Projekti duket se u ripublikua në kohën më të mirë të mundshme, pasi sezoni i verës është shumë pranë dhe ‘Mamacita’ do të jetë shoqëruese në pjesën më të madhe të aktiviteteve verore.

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764