INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç'ndodhi? Melisa e ‘Për'puthen’ fotografohet krahë këngëtarit shqiptar [FOTO]

Ç'ndodhi? Melisa e ‘Për'puthen’ fotografohet krahë këngëtarit shqiptar [FOTO]

Publikuar më: 14:27 04-12-2020

Debati i fortë mes Sindit dhe Melisës në “Për’puthen” është kthyer në “hit” në rrjete sociale. Gjatë debatit Sindi ofendoi Melisën duke u shprehur se ajo shkon me një mashkull për një kafe dhe tashmë të gjithë kanë nisur ta përdorin këtë shprehje si meme.

Edhe Melisa ka bërë së fundmi të njëjtën gjë, duke ironziuar Sindin e tallur me fjalët e saj. Por përveç kësaj, Melisa i ka habitur të gjithë duke u shfaqur në krahët e këngëtarit shqiptar, Ardit Çuni. Të dy ata kanë ndarë në Instagram foto me njëri-tjetrin, ku Melisa shfaqet me kurriz dhe Arditi e sheh nga mbrapa.

“Për një…”, ka shkruar Çuni në profilin e tij. Ndërsa Melisa e ka plotësuar duke shtuar në fotot që ajo ka postuar: “… një kafe”.

11-2.jpg

22-1.jpg

Ata nuk kanë treguar se çfarë bëjnë përkrah njëri-tjetrit dhe si janë njohur bashkë. Ndoshta mund të kenë kohë që janë miq me njëri-tjetrin, ose mund të jenë njohur së fundmi për ndonjë bashkëpunim të mundshëm. Askush nuk di ende asgjë, ndaj do të na duhet të presim në vijim për të mësuar detaje të tjera.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038421154022217