INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’ndodhi? Egla Ceno ironizon keq Luizin dhe Kiarën: Ah, si s'kam një...

Ç’ndodhi? Egla Ceno ironizon keq Luizin dhe Kiarën: Ah, si s'kam një...

Publikuar më: 13:28 23-12-2025

Egla Ceno nuk ka ndërmend t’i ndahet dinamikave të showbiz-it, edhe kur nuk është protagoniste e drejtpërdrejtë. Fituesja e BBV3 është përfshirë në debatin e nxehtë të ditëve të fundit mes Luiz Ejllit dhe Anaid Kalotit, duke lëshuar dozën e saj të zakonshme të ironisë.

Aktorja ka marrë shkas nga deklarata e Luizit në “Fan Club”, ku ai u shpreh se do t’i dilte gjithmonë në mbrojtje Kiarës ndaj atyre që “janë përpjekur ta lënë në hije”.

Me sarkazëm, Egla u shpreh se “do donte edhe ajo një burrë të tillë”, duke thumbuar patetikën e situatës.

Nuk mungoi as shprehja e saj tashmë epike “punë majdanozi”. Egla u ndal edhe te fjalori i ashpër i përdorur nga Luizi ndaj Anaidit (ku i thoshte “mos ha m*t”).

Megjithatë, goditjen finale e rezervoi për në fund. “Ju rrofshin kolltuqet me gjithë kolltuksa,” shkroi Egla, një mesazh që duket se shigjeton drejtpërdrejt çiftin Ejlli-Tito dhe pozicionet e tyre televizive, duke i zhvlerësuar plotësisht.

Kujtojmë se kjo “valë” reagimesh erdhi pas një përplasjeje virtuale ku Anaidi kritikoi fjalimin e Luizit për Kiarën, dhe ky i fundit u përgjigj me tone kërcënuese në Instagram.

egl.webp

Article Logic
Execution time: 0.0034780502319336