INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bushati: Takimi Rama-Tsipras, mundësi e artë për ti dhënë një drejtim marrëveshjes

Bushati: Takimi Rama-Tsipras, mundësi e artë për ti dhënë një drejtim marrëveshjes

Publikuar më: 15:02 10-07-2018

Në një deklaratë për mediat nga Samiti i Londrës, ministri Bushati është shprehur se takimi midis kryeministrit Rama dhe Tsipras është një mundësi e artë për ti dhënë fund mosmarrëveshjes 70-vjeçare midis dy vendeve.

“Ne kemi bërë hapa të qëndrueshëm përpara për sa i përket bisedimeve për një marrëveshje të re për kufizimin e zonave detare, një marrëveshje e re që do të udhëhiqet nga parimet e të drejtës ndërkombëtare publike, në fushën e detit, por mbi të gjitha një marrëveshje e re e cila do të ishte e drejtë dhe e zbatueshme për dy vendet tona. Nuk është një proces i lehtë, ka rezistencë politike në të dyja anët, qoftë në Shqipëri ashtu dhe në Greqi, por besojmë se me vendosmëri dhe vullnet politik të qartë ne në një të ardhme të afërt do të kemi produktet konkrete, qoftë për këtë marrëveshje ashtu dhe për pjesën tjetër që përbëjnë elementët e paketës që ne po diskutojmë me Greqinë”, deklaroi ministri Bushati.

Bushati ka theksuar se pavarësisht se është folur për një datë për hapjen e diskutimeve më e rëndësishme është cilësia.

“Është folur shpesh për afate, u përcaktua pranvera, fillimi i vers, vera, vjeshta Afatet janë shumë të rëndësishme sepse janë një mundësi për të mbajtur të motivuar ekipet respektive që punojnë dita ditës për të gjitha marrëveshjet që janë në tryezë, por është më e rëndësishme në këtë moment që flasim, cilësia e punës dhe cilësia e këtij procesi. Besojmë se ndajmë të njëjtin mendim dhe me palën greke, që nuk duhet humbur kohë në këtë proces, sepse problematika tashmë është mbi 70-vjeçare, e stërnjohur dhe të gjitha opsionet janë shqyrtuar në tryezë”, tha Bushati.

Kreu i Diplomacisë u ndal edhe tek çështja e migracionit për të cilën theksoi se :

“Qëndrimi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i njëjtë. Jemi për aplikimin e parimit të solidaritetit dhe proporcionalitetit, sipas të cilit, secili prej vendeve anëtare të BE dhe vendeve kufitare në këtë fenomen duhet të japin mbështetjen dhe kontributin e tyre për ta kapërcyer këtë krizë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043