INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Burrel, protestuesit i vënë flakën materialeve zgjedhore [VIDEO]

Publikuar më: 11:46 19-06-2019

Vijon të jetë e tensionuar situata në KZAZ nr. 16 në Burrel. Pas disa orë përplasjesh e policinë, protestuesit në Burrel i kanë nxjerrë jashtë materialet dhe iu kanë vënë flakën në mes të rrugës, duke e bërë shumë shqetësuese situatën në prag të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Gjatë përplasjeve që kanë nisur që prej orës 10:00 në Burrel, disa persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa është hedhur dhe gaz lotsjellës mbi turmën.

Tensione mes policisë dhe protestuesve janë shënuar edhe në qendra të tjera në KZAZ-ve në disa qytete të vendit, si Shkodër, Tropojë, Pogradec, Skrapar, Kamëz etj.

Protestuesit janë kundër vendosjes së materialeve zgjedhore në KZAZ duke u shprehur se presidenti Meta e ka zhdekretuar datën 30 si datë zgjedhjesh.

 

Article Logic
Execution time: 0.0019400119781494