INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burgjet 'non stop' nën vëzhgimin e kamerave

Burgjet 'non stop' nën vëzhgimin e kamerave

Publikuar më: 13:22 09-10-2018

Burgjet e sigurisë së lartë do të jenë non stop nën vëzhgimin e kamerave, ndërsa të dënuarve apo të dyshuarve për krime terroriste do iu ndërpritet çdo llojë komunikimi i brendshëm dhe i jashtëm gjatë kohës së vuajtjes së dënimit.
“Kemi vendosur të ndërmarrim një ndryshim ligjor për të dyshuarit, apo për të dënuarit në përfshirje në krim të organizuar apo edhe organizata terroriste, të cilët do ti nënshtrohen një regjimi të ri të rreptë izolimi dhe monitorimi duke iu ndërprerë çdo komunikim të brendshëm dhe të jashtëm për të gjithë kohën e paraburgimit dhe vuajtjes së dënimit. Këta lloj përfaqësuesish të botës së krimit do të kenë kontakte të shumë të kufizuara dhe rreptësisht të monitoruar, për gjithë kohën e vuajtjes së dënimit. Së treti kemi vendosur ngritjen e një salle operative monitorimi non stop me kamera të burgjeve të sigurisë së lartë, duke filluar nga burgu 313 edhe nga godina e operacionit “forca e ligjit”. Ndërkohë që në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve do të ngrihet një sallë operative monitorimi non stop e të gjitha institucioneve peritenciare të Shqipërisë. Kjo e çon sigurinë e burgjeve në një nivel të panjohur më parë. Kjo e çon luftën kundër korrupsionit në burgje në një nivel të panjohur më parë. Kjo e çon përgjegjësinë e atyre që punojnë në një nivel të panjohur më parë”, është ky vendimi i marrë nga mbledhja e fundit e Këshillit të Ministrave,që ka të bëjë me burgjet dhe personat e përfshirë në krime.

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111