INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burg për 9 deputetë të PD-së?

Burg për 9 deputetë të PD-së?

Publikuar më: 13:29 29-03-2016

Të  gjithë deputetët e Partisë Demokratike që morën pjesë në protestën e zhvilluar pranë Liqenit Artificial, ku po ndërtohet këndi i lodrave, janë kallëzuar penalisht nga Policia e Tiranës. Janë gjithësej 9 deputetë të Partisë Demokratike, e mes tyre dhe Gent Strazimiri, të cilit akuza i është rënduar dhe me akuzën për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policies:

Policia e Tiranës i ka referuar Prokurorit të Përgjithshëm kallëzim penal për 9 deputetë të subjektit politik Partia Demokratike, konktretisht:

– për deputetin Gent Strazimiri për veprat penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 262, 150, 235, 274 dhe 278 të Kodit Penal.

– për deputetin Flamur Noka për veprat penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga nenet 262, 150, 235, 274 dhe 237 të Kodit Penal.

– për deputetët Edi Paloka, Ridvan Bode, Asllan Dogjani, Gert Bogdani, Albana Vokshi, Genc Pollo, Arben Ristani, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike” parashikuar nga nenet 262, 150, 235 dhe 274 të Kodit penal.

Article Logic
Execution time: 0.0042049884796143