INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burberry ndalon djegien e veshjeve të pashitura

Burberry ndalon djegien e veshjeve të pashitura

Publikuar më: 18:00 06-09-2018

Një ndër praktiktat që ushtrojnë shtëpitë e modës është se në rast se veshjet e tyre nuk shiten, ato do të digjen në mënyrë që të mbrojnë brand-in e vet. Këtë e ka bërë edhe Burberry vitin e kaluar, por ai tani ka marrë vendimin e papritur. 

Prodhuesi anglez i produkteve të luksit Burberry ka deklaruar sot se do të ndalojë praktikën e djegies së produkteve të pa shitura.


Firma e modës gjithashtu deklaroi se do të ndalojë përdorimin e gëzofëve të vertetë nga kafshët në produktet e saj dhe do t’i heq nga produktet ekzistuese. Në Korrik nga raportet e fitimeve, doli në pah se Burberry shkatërroi veshjet e pashitura, aksesorët dhe parfumet me një vlerë të përgjithshme prej 28,6 milone sterlina për të mbrojtur brand-in e vet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030059814453125