INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burberry do të ndryshojë logon, ja si do të duket [FOTO]

Burberry do të ndryshojë logon, ja si do të duket [FOTO]

Publikuar më: 15:19 25-08-2018

Riccardo Tisci do të jetë përgjegjës për dhënien e një imazhi të ri për markën.

Logoja ikonike Burberry është gati të ndryshojë. Nën drejtimin e ri të Ricardo Tisci, firma e modës ka miratuar tendenca të reja dhe një prej tyre ka qenë të ndryshojë imazhin e markës dhe të japë një kthesë në printin që e karakterizoi atë.

Megjithëse ka qenë kreu i Burberry për vetëm 5 muaj, dizajneri ka bërë tashmë disa ndryshime dhe koleksioni i tij i parë i plotë në frontin e shtëpisë së dizajnit do të paraqitet në shtator 2018.

Personazhi i parë për të përdorur një copë Burberry të projektuar nga Tisci ka qenë Beyoncé, e cila debutoi një kostum për koncertin e saj "On the Run World Tour II", i cili përbëhet nga një jumpsuit i shkurtër dhe një xhaketë me dizenjon e markës.

Tisco zbuloi dizajnin e ri në llogarinë e tij të Instagram duke e quajtur atë "epokë të re" për Burberryn. Dizajneri krijoi një version të gërshetuar të shkronjave B dhe T (të cilat janë inicialet e themeluesit të shtëpisë: Thomas Burberry) për logon e re.

Shkronjat e logos Burberry të reja kanë një kontakt shumë më modern që përpiqet të inkorporojë stilin e ri të Tizit.

40007795_1108676719298229_265276224085950464_n.jpg

 

40055283_455903531596725_1206358697429696512_n.jpg

 

burberry.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992