INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bulevardi i ri i Tiranës, shihni si do duket sheshi monumental [FOTO]

Bulevardi i ri i Tiranës, shihni si do duket sheshi monumental [FOTO]

Publikuar më: 20:13 05-03-2018

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar fotot e projektit të “shtyllës kurrizore” moderne të Tiranës siç e cilëson ai sheshin në fund të Bulevardit të ri. Shumë gjelbërim e hapësirë është ajo çka bie në sy nga fotot e projektit që pritet të jetë gati për kryeqytetasit në muajin qershor të këtij viti.

“Ja si do duket sheshi monumental në fund të Bulevardit të Ri. Nga këtu tek Nënë Tereza 4km, shtylla kurrizore e Tiranës moderne!”, shkruan sakaq Veliaj duke ndarë me të gjithë fotot.

Në pjesën fundore të Bulevardit të ri, do të ndërtohet përgjatë lumit të Tiranës një hapësirë pedonale për qytetarët, si dhe hapësira të posaçme ku qytetarë të mund të kalojnë kohën e tyre me aktivitete të ndryshme socialkulturore.

Krijimi i parqeve në të dyja anët e lumit, si edhe i hapësira të tjera çlodhëse, do ta kthejnë sheshin e ri monumental në fund të Bulevardit të Ri, një pikë reference për jetën e përditshme urbane të fëmijëve, të të rriturve dhe të moshuarve.

Në këtë mënyrë, pas sheshit “Nënë Tereza”, bulevardi do të ketë edhe një tjetër mbyllje ceremoniale shumë dinjitoze që do të kulmojë me këtë hapësirë të re të gjelbër të ndërthurur me rrjedhën e Lumit Tirana.

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875