INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bukuroshja e Fifth Harmony puthet me një vajzë dhe fotoja bëhet virale [FOTO]

Bukuroshja e Fifth Harmony puthet me një vajzë dhe fotoja bëhet virale [FOTO]

Publikuar më: 10:44 17-11-2016

Një puthje mes femrash nuk dështon kurrë!

Kjo është përshtypja e natyrshme që të krijohet kur shikon dy personazhe të famshme të puthen me njëra-tjetrën. Filloi me Madonna dhe Britney dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalojë. Këtë herë është bukuroshja e grupit të vajzave Fifth Harmony, Lauren Jauregui ajo që shijoi një puthje me një vajzë tjetër gjatë një martese ditën e premte. Një shkrepje dhe kaq mjaftoi për ta shndërruar foton në virale, duke nxitur komente natyrisht pozitive mes fansave. Vajza tjetër është identifikuar nga The Latin Times si Lucy Vives, babai i së cilës është ylli i telenovelave kolumbiane dhe këngëtari i njohur Carlos Vives. Në një foto të shkrepur në dasmë, dy vajzat ndodheshin dhe me atë që duket si çift dhe kur i panë duke u puthur vendosën të bëjnë të njëjtën gjë. Zgjedhje e mirë, shumë e mirë!

lauren.jpg

lauren2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003425121307373