INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brnabiç: Serbia po mbyll kutinë e Pandorës që e hapi Prishtina

Brnabiç: Serbia po mbyll kutinë e Pandorës që e hapi Prishtina

Publikuar më: 11:11 28-09-2018

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç gjatë fjalës së saj në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara ka thënë se Serbia në këto vitet e fundit po përpiqet të mbyllë kutinë e Pandorës, që u hap nga Prishtina.
"Ajo që Serbia është munduar të bëjë vitet e fundit ka qenë përpjekja për të mbyllur kutinë e Pandorës, hapur dhjetë vjet më parë kur autoritetet e Prishtinës, që deklaruan pavarësinë e njëanshme dhe shpejt një numër vendesh e njohën këtë deklaratë pavarësie pa marrë parasysh ligjet dhe standartet ndërkombëtare", tha ajo në fjalën e saj.
Duke folur për paqen dhe stabilitetin Brnabiç tha:
"Ne duhet të marrim përgjegjësi për krijimin e paqes dhe prospertetit. Ne jemi njohur gjithnjë për emocione të mëdha, sakrifica, luftëra poetike, armiqësi tradicionale. Sot Serbia është duke u munduar fort t'i lë këto në të kaluarën dhe të rritet për t'u bërë më e përgjegjshme, dhe jo emocionale, më pragmatike dhe jo u mbytur në mite, krenare për fitoret dhe jo për humbjet, një vend që është duke krijuar miqësi aty ku nuk pritet, aty ku kanë qenë armiqësitë tradicionale."

Article Logic
Execution time: 0.0036568641662598