INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Britney Spears paralajmërohet: Kujdes, i dashuri po të gënjen  [FOTO]

Britney Spears paralajmërohet: Kujdes, i dashuri po të gënjen [FOTO]

Publikuar më: 14:32 21-01-2017

Nuk janë të paktë ata që mendojnë se i dashuri i ri i këngëtares Britney Spears po e gënjen atë. Të njëjtën gjë kanë shprehur edhe një burim i afërt me 35 vjeçaren  dhe  “Ok Magazine” sipas të cilëve  Britney po mashtrohet dhe se kjo lidhje do ta lëndojë atë. Po këto burime shtojnë se modeli 22-vjeçar po e përdor ikonën e pop-it vetëm për të qenë në qendër të vëmendjes. Dyshimet shtohen edhe më shumë pasi nuk është hera e parë që modeli bukurosh i përdor lidhjet me vajza të famshme vetëm për të bërë emër dhe këtë taktikë e ka përdorur edhe me lidhjen e shkurtër që pati me këngëtaren kubaneze Maya Veronica. Në momentin që ai merr atë çfarë dëshiron, zhduket duke mos e kthyer më kokën pas. Ka vetëm pak javë që Britney Spears është lidhur me të dashurin e saj të ri Sam Asghari. Ata janë njohur në setin e xhirimeve për klipin më të ri të këngëtares “Slumber Party” dhe që atë ditë janë bërë të pandashëm.

Këngëtarja është këshilluar dhe paralajmëruar disa herë për këtë mashtrim të modelit, por duket se këto fjalë nuk e kanë lëkundur aspak. 

1218-britney-spears-sam-asghari-getting-close-gallery-launch-akmgsi-primary-01-1200x630.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038959980010986