INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Britania mbulohet nga reshjet e borës, kaos në rrugë

Britania mbulohet nga reshjet e borës, kaos në rrugë

Publikuar më: 10:09 07-11-2016

Britania është mbuluar nga reshjet e para të dëborës për këtë dimër, ndërsa temperaturat kanë rënë nën zero. Në disa zona të Britanisë temperaturat janë ulur deri në -4.6 gradë, që për muaj nëntor janë më të ulëta se mesatarja, shkruan The Sun. Shumë qytetarë janë përballur me dëborën, ku trashësia në disa rrugë ka arritur në disa cm, çka ka sjellë edhe bllokim të tyre. Britanikët edhe pse janë gjendur të papërgatitur tashmë kanë filluar të përballen me borën, ngricat si dhe me rrugët e bllokuara.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034811496734619