INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Britania jashtë BE-së, Cameron jep dorëheqjen

Britania jashtë BE-së, Cameron jep dorëheqjen

Publikuar më: 09:55 24-06-2016

David Cameron ka njoftuar dorëheqjen nga posti i kryeministrit pas votës historike të Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Europian. Cameron tha se e pranon verdiktin e referendumit.

Me në krah bashkëshorten Samantha, David Cameron tha se ishte krenar që kishte shërbyer si kryeministër për gjashtë vitet e fundit, por shtoi se “vullneti i britanikëve duhet të respektohet”.

51.9% e Britanikëve kanë votuar “PRO” largimit nga BE ndërsa 48.1% votuan për qendrimin në BE. Për largimin kanë votuar 17,410,742 zgjedhës për qendrimin 16,141,241 zgjedhës. Votuesit kanë votuar në favor të Brexit: daljes britanike nga Bashkimi Evropian. Kjo do të thotë se në muajt e ardhshëm, britanikët dhe udhëheqësit evropianë do të fillojnë negociatat për kushtet e largimit të Britanisë. Dalja e Britanisë do të ndikojë në ekonominë britanike, politikën e imigracionit, dhe shumë më tepër por ndoshta do duhen vite për të parë pasojat e qarta të kësaj daljeje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035731792449951