INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brit Awards harrojnë Jessie J, kjo e fundit vjell vrerë

Brit Awards harrojnë Jessie J, kjo e fundit vjell vrerë

Publikuar më: 16:14 05-02-2016

Rita Ora nuk është e vetmja artiste e cila është e pakënaqur nga Brit Awards 2016.

Ndonëse ka qenë shpeshherë e nominuar për trofeun e artistes më të mirë solo, Jessie ka treguar për revistën "Women's Health", se kurrë nuk është ftuar nga organizatorët e këtij eventi për të performuar. Një fakt ky i çuditshëm dhe paksa zhgënjyes duke pasur parasysh që artistja ka performuar disa herë në evente si The Grammys apo Video Music Awards, të mbajtura në Amerikë. "Uroj që një ditë britanikët të shikojnë pas dhe të vlerësojnë talentin tim në të kënduar" ka mbyllur rrëfimin e saj Jessie J. Ndërkohë sa i përket Brit Awards të këtij viti, artistja është e nominuar për çmimin e videos më të mirë!

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494