INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brenda festës luksoze të familjes së miliarderit shqiptar [FOTO]

Brenda festës luksoze të familjes së miliarderit shqiptar [FOTO]

Publikuar më: 10:31 23-07-2017

Një festë ku detajet bëjnë diferencën…

“Isabel’s birthday”, ishte pankarta në hyrje të një hoteli të njohur në Tiranë, brenda festës së ditëlindjes luksoze të mbesës së bosit të medias, Irfan Hysenbelliut. Isabel, vajza e Fabiolës dhe Rigelsit, mbushi 1 vjeç, në një atmosferë shumë të veçantë të organizuar brenda lulishtes së kompleksit luksoz, nga  Alketa Vejsiu. Detajet bëjnë diferencën, dhe ishin pikërisht këto detaje që mahnitën të pranishmit në festë që në momentin e hyrjes e deri te këndi i ëmbëlsirave. Emri Isabel ishte formuar me tollumbacet që janë simbolika e lojërave për fëmijë, ndërkohë edhe ura mbi shatërvanin e kompleksit ishte dizenjuar shumë këndshëm. Të pranishmëve që kishin ardhur në këtë përvjetor të parë të Isabel, u ra në sy një detaj shumë interesant, që e bënte një festë jashtë klasikes, dhe që ishte pikërisht përdorimi jo vetëm i ngjyrës rozë, që simbolizon bebet vajza, por edhe blusë, që simbolizon bebet djem. Me sa duket, ky gërshetim i ngjyrave është zgjedhur me kast nga mami i Isabel, Fabiola, si një ogur i mirë për ardhjen në jetë të djalit pas vajzës. Nga delikatesa e detajeve që i përshtateshin kësaj feste, deri te prania e njerëzve të rëndësishëm të biznesit e politikës, ishin ato çfarë ranë në sy në këtë festë ditëlindjeje e kuruar në çdo element, njësoj si në përralla, shkruan panorama. Ndër momentet e këndshme ishte kur daja i Isabel, Oni Hysenbelliu, pozoi me mbesën, e cila qëndronte si princeshë e vogël sipër një froni ngjyrë “baby pink” para të ftuarve.

w20_1500739223-5960660.jpg

w22_1500739219-9760573.jpg

w14_1500739198-4256536.jpg

w7_1500739291-2438590.jpgw2_1500739283-1325282.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042622089385986